Përplasje e tensione para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve, 8 efektivë në spital

Forcat Speciale dhe policia kanë zmbrapsur me spraj dhe gaz lotsjellës protestuesit para Kryeministrisë. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, teksa qindra protestues kanë tentuar të hapin dyert e Kryeministrisë.

Ata kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë thyer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

Nga protesta raportohet se janë lënduar deri më tani 8 efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital.