Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWebse Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë së bashku me 7 persona të tjerë.
Po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur.
Gazetarja thotë se sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.
Gjithashtu dyshohet se disa prej këtyre personave kanë qenë dhe autorë të plagosjes apo lëndimit të disa prej punonjësve të Policisë mbrëmjen e kaluar duke hedhur mjete të forta e piroteknike.