Shpërthim me eksploziv në Shëngjin, i vihet tritol objektit në ndërtim të biznesmenit, për herë të dytë brenda 3 javësh (EMRI)

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnates se kaluar në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun”, në një objekt në ndërtim ne pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjec, raporton për “BalkanWeb”gazetarja Dorjana Bezat.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, janë shkaktuar vetem dëme materiale. Ndërsa po punohet për sqarimin e ngjarjes.

Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin objekt që iu vendos tritol edhe 3 javë më parë, në datën 20 nëntor. Atëhere dyshohej se pista kryesore ishte konflikte për pronën pasi ka pretendime nga një palë tjetër për sipërfaqen ku po kryhet ndërtimi.