Efektivi i Policisë shfaq pendesë në Gjykatë, i kërkon ndjesë publike familjes së Klodian Rashës

Efektivi që vrau Klodian Rashën dy ditë më parë ka shfaqur pendesë në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.

Polici N.H, ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWebse efektivi i Policisë është shprehur në seancë se nuk donte ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta e tij.