Drejtuesja e ASHK Kavajë i dorëzon Myftiut Besnik Leçini legalizimet e dy Xhamive

Drejtuesja e ASHK Kavajë i dorëzon Myftiut legalizimet e dy Xhamive 

Drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Dega Kavajë Ariona Stamo i dorëzoi Myftiut Besnik Leçini dy leje legalizimi. 

Bëhet fjalë për legalizimin e Xhamisë së Fshatit Okshtun dhe fshatit Spanesh.

Me këtë rast Drejtoresha Stamo vizitoi edhe ambientet e brendëshme të Xhamisë “Kubelije”.

Mesazhi i ASHK Kavajë.

Sot në Xhaminë Kavajë🕌

✅ Dorëzuam Vendimet e Legalizimit përkatësisht për Xhaminë e fshatit Okshtun zona kadastrale 2824 dhe Xhaminë e fshatit Spanesh zona kadastrale 3497.