Procesi i rindërtimit të banesave provate të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Rrogozhinës vazhdon me ritme të shpejta.
Ky lajm bëhet i ditur nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Antonela Dedej e cila ka inspektuar punimet për ndërtimin e banesave private në Njësinë Administrative Lekaj.
Ajo theksoi se punimet për ndërtimin e tyre po ecin me ritme të shpejta dhe shumë shpejt banorët do të gëzojnë shtëpitë e tyre të reja. Deri atëherë ajo ripërsëriti faktin se ato familje do të mbështeten me bonus qeraje dhe ndihma ushqimore.
Njoftimi i Bashkisë Rrogozhinë:
📌Njësia Adminstrative Lekaj.
😍Ka nisur puna për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit.
🌞Familjet qe u prekën nga tërmeti me rrenimin e Banesës,do të marrin një shtëpi të re.Bonusi i qirasë dhe ndihma do të vijojë deri në momentin kur të marrin në dorë çelsat🗝 dhe kontratën e shtëpise të përfunduar.🏡
✅Kryetarja e Bashkise vijon inspektimin e punimeve dhe siguron që puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë me ritme te shpejta,për te mos lënë askënd mrapa dhe për të bërë të mundur që familjet të kthehen sa më shpejt në normalitet.🏘
🔘Shumë shpejt shumë familje të Bashkisë Rrogozhinë do të rikthehen në banesat e tyre të Rilindura .👨👩👧👦