Familja nga Kavaja, historia e trishtë e së cilës u transmetua pak ditë më parë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe ngjalli reagime të shumta është bërë me banesë të re.
Për familjen 4 anëtarëshe Karabushi kushtet dhe gjendja e vështirë tashmë i përkasin të shkuarës pasi ato dje janë futur në një banesë të re po në Kavajë.
Ndryshimi rrënjësot gjendjes së tyre do të transmetohet përsëri sot në emisionin e të gjithë shqiptarëve, “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Për t’u dhuruar banesën e re në Kavajë ka qenë vetë Drejtuesi i Fondacionit “Firdeus” dhe Emisionit “Shqiptarët Për Shqiptarët” Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten Fatma dhe stafin e tij.
Për më shumë ndiqni sot Emisionin “Shqiptarët Për Shqiptarët” në NEWS 24 në orën 21:00.
Kavaja.Net