E pazakontë nga Shkodra, protestuesit bastisin selinë e PS, shkatërrojnë gjithçka dhe i vënë flakën sendeve në rrugë

Tensionohet situata në Shkodër, ku protestuesit, shumica kryesisht të rinj janë futur brenda selisë së PS-së, ku kanë nisur të nxjerrin jashtë sende nga kjo godinë.

Pasi kanë thyer xhamet e kësaj godine, të rinjve s’ju ka dalë inati me kaq, ndërsa kanë nxjerrë nga dritarja kompjutera, karrige, apo dhe banderola të Partisë Socialiste.

Pasi i kanë nxjerrë jashtë godinës këto sende, mes tyre dhe podiumin e PS-së, të rinjtë kanë nisur që të thyejnë çdo gjë me shufra hekuri dhe më pas i kanë vënë flakën.

Po ashtu ata kanë dëmtuar dhe dokumentacionet që ndodheshin brenda kësaj selie. Gazetari Senad Nikshiqi raporton në një lidhje live për ‘News24’ se policia nuk ndodhet në vendin ku janë përqëndruar protestuesit.