Shifra të larta infektimesh me Covid19 në Kavajë, Ja sa raste janë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përsitshme të infektimeve të reja me Covid19. 

Ajo që bie në sy është numri i lartë i rasteve të reja në Kavajë në 24 orët e fundit. 

40 raste pozitive janë shënuar në rrethin e Kavajës në 24 orët e fundit, nga 5 që ishin 1 ditë më parë. 

Kujtojmë që pranë DSHP Kavajë aplikohen edhe testimet e shpejta për indentifikimin në kohë rasteve me Covid19. 

Aktualisht në rrethin e Kavajës rezultojë pozitivë me Covid19 rreth 250 qytetarë, të raportuar nga 9 qendrat shëndetore të tij.

Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të njerëzve tuaj të dashur.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:
Janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.