Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali, i shoqëruar nga drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Kavajën Erion Veliaj, zv/ Ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj, Kryetari i PS Kavajë Elton Elezi dhe Myftiu i Kavajës Besnik Leçini kanë dorëzuar sot tri certifikata pronësie për tri Xhami në Golem.
Xhamia e Golemit, Golemasit dhe kryemëdhenj janë pajisur certikatë pronësie ndërsa Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali është shprehur i lumtur për bashkëpunimin e institucionit që ai drejton me Komunitetin musliman të Shqipërisë dhe në vençanti me institucionin e Myftinisë së Kavajës.
Mesazhi i z. Redjan Krali:
“Sot i dorëzuam certifikatën e pronësisë, Xhamive 🕌në Golem, Golemas dhe Kryemëdhenj 🤲🏻. Bashkëpunimi i ngushtë i Bashkisë Kavajë me komunitetin mysliman më mbush me mirënjohje dhe krenari🙏🏻.”
https://www.facebook.com/360769611311099/posts/726753198046070/?d=n