Tri Xhami pajisen me certifikatë pronësie, Myftiu Besnik Leçini: Ditë e veçantë për muslimanët

Nga: Besnik Leçini, Myftiu i Kavajës 

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar me mirësinë e të cilit bëhet e mundur plotësimi i veprave të mira. Sot morëm në dorëzim çertifikatat e pronësisë për xhamiat Golem, Kryemëdhej dhe Golemas. 

Gjej rastin të falënderoj donatorët që kanë kontribuar në ndërtimin e këtyre xhamiave, drejtuesit e pushtetit lokal gjatë këtyre 30 viteve që na e kanë bërë të lehtë ndërtimin e këtyre objekteve, drejtuesit e AKSH zyra Kavajë, që bënë të mundur legalizimin dhe çertifikimin e këtyre objekteve. 

Falenderim për imamët dhe besimtarët që na nderuan me pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet modest. 

Gjithashtu falënderojmë kryetarin e Bashkisë Kavajë, zotin Krali dhe zotin Veliaj për prezencën e tyre në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne. 

Shpresojmë që me ndihmën e Zotit, pastaj drejtuesve të AKSH dhe dashamirësve, ta përfundojmë sa më shpejt proçesin e legalizimit në të gjithë xhamiat.