Pasojat e Covid19 në Kavajë, Ja sa viktima dhe të infektuar janë rregjistruar që nga fillimi i pandemisë!

Në Shqipëri, numri i viktimave të shkaktuara nga Covid19 vijon të mbetet i lartë. Totali i tyre kapërceu kuotën e 1003 personave që kanë humbur jetën, pas 14 vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit. 

Sipas të dhënave të MSH në Rrethin e Kavajës janë shënuar 15 viktima nga Covid19 që nga fillimi i pandemisë. Po sipas këtyre të dhënave rezulton se Covid19 ka infektuar mbi 1 Mijë qytetarë në Kavajë ndërsa tani rastet pozitive aktive arrijnë në rreth 250. 

Disa prej ndarjeve nga jeta për shkak të Covid19 janë edhe ato të Ish- kryetarit të Bashkisë Kavajë Selim Veizi, Dr. Hidajet Deda, Dr. Sefer Dervishi, Prof. Sefer Hoxhalli, Rifon Sinella, Nebi, Artian Cara etj. 

Aktualisht në Shqipëri janë 22.707 raste aktive, ndërsa janë mbi 48 mijë të prekur që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht për të frenuar përhapjen e virusit pranë DSHP Kavajë është duke u aplikuar mënyra e shpejtë e testimi dhe përgjigjja je apo jo Pozitiv del për 15-20 minuta. 

Kavaja.Net