Buxheti 2021/ Meta i përgjigjet Ramës me shifra: 49.8% e PBB shkon për koncesione, 0.86% për luftën e Covid


Ndërsa kryeministri Rama me ministrat e Financave e Rindërtimit në krah e cilësuan buxhetin e vitit 2012 si buxhetin që ndihmon njerëzit në nevojë, Presidenti vijon ta kundërshtojë me shifra.

Presidenti që e ka kthyer tashmë këtë ligj, shprehet se vlera totale e kontratave PPP është 49.8% e PBB, kurse për luftën ndaj Covid është 0.86% e PBB.

STATUSI I METES

Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.