Kavajë/ Redjan Krali jep lajmin e mirë, nis rikonstruksioni i dy shkollave të qytetit

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë bashkëqytetarët. 

Nëpërmjet një njoftimi në facebook ai shkruan se falë bashkëpunimit me EU4SCHOOLS nis rinkonstruksioni i dy shkollave 9- vjeçare të qytetit.

Konkretisht procesit të rinkonstruksionit do ti nënshtrohet shkolla 9- vjeçare “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti”.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja në zyrë sot përfaqësuesit e EU4SCHOOLS 🤝🏻.

Znj.Eglantina Gollaj është Programme Manager dhe Z. Nazmi Shishku, Civil Engineer. 

📍 Filluam punimet për restaurimin e shkollave 9 – vjeçare 🏫 “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti”.

Punët e mira bëhen me miq të mirë 🙏🏻“