Ishte infektuar nga COVID-19, ndërron jetë Themie Thomai, ish-ministrja e Bujqësisë për 14 vite gjatë komunizmit

Ish-ministrja e bujqësisë, Themie Thomai ka ndërruar jetë ditën e sotme nga pasojat e COVID-19.

BalkanWeb mëson se Thomai vdiq në moshën 75-vjeçare prej komplikacioneve që pësoi pasi u prek nga virusi.

Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1975 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e bujqësisë në Shqipëri.

Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare  e Komitetit Qendror të PPSH-së.