Legalizohen dhe pajisen me certifikatë pronësie 600 banesa dhe prona, Kreu Elton Elezi mesazh qytetarëve: Ejani dhe legalizoni pronat tuaja, ne do ju gjendemi pranë!
“Përmbyllëm me sukses procesin e Legalizimeve dhe po punojmë intensivisht për Regjistrimin e Tokave bujqësore në Njësinë Administrative Helmës🏡🌳
Sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës Z. Artan Lame, Drejtuesin Politik të Qarkut Tiranë Z.Erjon Veliaj, Kryetarin e Bashkisë Kavajë Redin si edhe të deleguarin politik për Kavajën Etjenin shpërndamë simbolikisht disa Leje Legalizimi dhe Çertifikata Pronësie.📜
Gjej rastin t’u bëj thirrje çdo banori të zonës së Kavajës të drejtohet pranë zyrave të Kadastrës Kavajë për të përfunduar regjistrimin e pasurive të paluajtshme.🏠⛰
Së fundmi por jo për nga rëndësia, falenderime dhe mirënjohje kolegëve të cilët kanë bërë më tepër se sa detyrën në një vit me kushte jo të zakonshme për t’ia dalë. 🙏👏
#BashkëIaDalim🤝💪🏻
#KadastraShqipëtare”