Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë ne nje lokal ne Sauk. Mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një efektiv i FNSH-së mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Saukut.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat raporton se punonjësi i policisë ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë.
Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar./Bw