Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Shqipërisë, Rama krah Mike Pompeos: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të ri në Vlorë po zgjon interesa të shumanshme

U nënshkrua sot një mamorandum mirëkuptimi për deversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm gjithashtu me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, gjatë firmosjes së projektit.

“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit #Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë

Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti i furnizimit me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, ka tërhequr dhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë e saj.

“Një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme e strategjike, gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar termocentralit të Vlorës, të pjesës së gazifikuese të portit lundrues që do ndërtohet në Vlotë e një hapi të madh ta kthejmë këtë projekt nga lokal në rajonal. Ky fakt është dukur qartazi në javët e fundit pasi ne kemi publikuar përpjekjen tonë në bashkëpunim me partnerët amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut e Kosova për t’u bërë pjesë e këtij projekti duke e kthyer në projekt të rëndësishëm rajonal”.