Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, arrestohet ish-e dashura e djalit të tyre (Detajet)


Është arrestuar në Firenze të Italisë ish-e dashura e djalit të çiftit shqiptar të masakruar në Itali,  Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, më 15 dhjetor.

Mëngjesin e sotëm, është prangosur Elona Kaleshi, e mbi të bien akuzat për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Ka dyshime se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho. Vajza e çiftit Pasho, Vitoria ka thënë se ka qenë Kaleshi ajo që ka parë prindërit e saj për herë të fundit, ndërsa ish-e dashura e Taulant Pashos ka mohuar një gjë të tillë.

Vrasja në mënyrë makabre e çiftiti Pasho në Itali ka shokuar opinionin publik në Itali. Pas vrasjes trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme.

Ekspertët e kriminalistikës thonë se mbetje të dy kufomave mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Çifti besohet se është masakruar dhe trupat e tyre janë futur në disa valixhe.