Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se duhet të kalohet sa më shpejt te dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare.
Ai merr shkas në këtë kërkesë, nga një ngjarje të ndodhur të shtunën, ku kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, shfaqet duke vendosur kurora me lule në një monument përkujtimor të partizanëve të rënë në luftë.
Alibeaj thotë në postimin e tij se ajo provokimet sistematike të nostalgjike të komunizmit po i vardisen brezit të ri dhe nxënësve në shkolla.
Postimi i Enkelejd Alibeaj:
Pak muaj me parë, një deputet i Partisë Socialiste i thurte hosana figurës së diktatorit komunist Hoxha. Provokim i hapur i pinjollëve të komunizmit ndaj viktimave dhe një populli të tërë, ndaj plagëve të pambyllura të persekucionit, vrasjeve pa gjyq, burgosjeve e internimeve, shtypjes së fjalës së lirë. Asnjë fjalë pendese, as sa për sy e faqje, nga pushteti. Thjesht lënie në harresë. Në fakt ashtu siç ka ndodhur për këto 30 vjet. Nuk ka dhimbje më të madhe sesa kur ndjen, që në vendin, e ndaj popullit, më të vuajtur nga diktatura komuniste, pendesa mungon, falja refuzohet dhe harresa promovohet. Simptomat më energjike këto që mentaliteti diktatorial të ruhet ende i patrazuar. E sikur hipokrizia e tranzicionit postkomunist të mos mjaftonte, provokimet sistematike të nostalgjikëve të komunizmit po iu vardisen edhe brezit të ri, nxënësve në shkolla, sic ndodhi dje në Cerrik ! Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare, i sinqertë, real, i plotë dhe i ndjerë është ajo çka ka nevojë ky vend sot! Mund dhe duhet ta bëjmë!