Shpërthimi në Shkodër, policia informacion zyrtar: Mjeti i shënjestruar ishte në oborrin e shtëpisë, ka vetëm dëme materiale

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës.

Policia, me anë të një lajmërimi zyrtar, bën me dije se automjeti ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së një shtetasi, duke shtuar se fatmirësisht nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

 Njoftimi i Policisë së Shkodrës: 

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”,  Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.