Rëndohet bilanci nga aksident i rëndë i ndodhur pak çaste më patë në bypassin e Orikum-Kaninë, në Vlorë. Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri që ndodhej më të.
Në pamjet e rënda nga vendngjarja shihet kamioni i rrënuar dhe i bërë “copë-copë”.
Njoftimi i Policisë
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.