Ambasadori Slloven Peter Japejl viziton Kavajën, Ja çfarë ju dhuroi fëmijëve të prekur nga tërmeti

Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri z. Peter Japelj së bashku me bashkëshorten e tij znj. Renata vizituan sot qytetin e Kavajës. 

Qëllimi i kësaj vizite ishte dhënia e disa dhuratave për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. 

Wood Flavour

7 fëmijë të moshave të ndryshme morën sot si dhuratë një tablet të ri që do t’i ndihmojmë ata në bërjen e mësimeve. 

Këto dhurata u mundësuan nga të ardhurat e mbledhura në ekspozitën me vizatimet e fëmijëve “Përtej Rrënojave” të prekur nga tërmeti i 26 Nentorit 2019, që u mbajt përgjatë muajit Nëntor 2020 në Tiranë.

Ditën e sotme CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me Ambasadorin e Sllovenisë Z. Peter Japelj dhe bashkëshorten e tij Znj. Renata Japelj si dhe falë mikëpritjes së Bashkisë Kavajë, dhuruan 7 tableta për fëmijët e prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 në qytetin e Kavajës.

Blerja e këtyre tabletave u bë e mundur falë të ardhurave të mbledhura përgjatë ekspozitës me vizatimet e fëmijëve “Përtej Rrënojave” të prekur nga tërmeti i 26 Nentorit 2019, ekspozitë kjo që u mbajt përgjatë muajit Nëntor 2020 në Tiranë.

Kavaja.Net