Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA
TIRANË– Erion Alibej alias Agim Shurbi, njeriu që akuzohet nga prokuroria e Elbasanit si personi i dyshuar, që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e (Ilit) Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, është dënuar me dy vite burgim. Vendimi për dënimin e Alibej me 2 vite burgim është marrë pak ditë më parë nga një trupë gjykuese e gjykatës së Elbasanit, e cila e ka gjetur fajtor dhe dënuar Alibej për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ky dënim nuk lidhet me dy vrasjet të Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, por me një ngjarje tjetër të regjistruar në vitin 2018 në Elbasan.
Prokuroria e Elbasanit gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin me 5 vite burgim të Erion Alibej alias Agim Shurbi, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ndërsa gjykata vendosi fillimisht dënimin me 3 vite burgim dhe duke marrë në konsideratë gjykimin e shkurtuar, ky dënim është ulur përfundimisht në 2 vite burgim. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Alibej, në vitin 2018 ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës. Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në sipërfaqen e barkut, por pa i shkaktuar dëmtime të rënda.
Shkak i kësaj përplasje me armë ka qenë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinë tip “Audi”, Erjon Alibej. Për pasojë mes dy të rinjve ka pasur ofendime të ndërsjellta. Ka qenë Erjon Alibej ai që ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar plot 3 herë në drejtim të Xhon Rustës, i cili ndodhej në timonin e “Audit”.Ky që shihni në këtë foto është momenti, ku mes Alibej dhe Xhon Rustës, pati konfrontim dhe përdorim të armës. Alibej është larguar, por më pas u vetëdorëzua në polici.
Ai ka qëndruar rreth 5 muaj në paraburgim dhe më pas është liruar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por teksa ndodhej në “arrest shtëpie”, Alibej është arrestuar sërish në muajin shtator 2020, pasi emri i tij ka dalë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Euglent Halili. Vrasja e Ramazanit dhe Runaj, erdhi si pasojë e përplasjeve të grupeve kriminale në Elbasan dhe në shenjë hakmarrje, për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Enea Alibej, me nofkën (Tarzani), dajën e tij Arben Dylgjeri dhe shokun turk Erdal Duranay.