Rrogozhinë/ Lumi Shkumbin del nga Shtrati, uji vërshon në fshat, futet në banesa

Shirat e shumta gjatë natës kanë sjellë probleme të shumta edhe në Rrogozhinë. Prurjet e shtuara të lumit shkumbin kanë shkaktuar daljen e tij nga shtrati dhe përmbytjen e disa zonave pranë tij. 

Wood Flavour

Në një video të siguruar nga gazetari Kelment Baçi shihet uji që vërshon rrugëve të fshatit Rreth Greth në Rrogozhinë duke u futur edhe në shtëpitë e banorëve. 

Përmbytja e fshatit ka krijuar probleme për banorët ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale kryesisht në elektroshtëpiake dhe blektori.