Përfshihet nga flakët banesa në Luz të Vogël, 94-vjeçari me dëmtime në trup dërgohet në spital

Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Luz i Vogël në Kavajë. Policia njofton se nga flakët ka ngelur i plagosur një 94-vjeçar me inicialet Sh.T.

Ai është dërguar për mjekim në spital teksa deri tani nuk ka rrezik për jetën.Ndërkohë nuk dihen shkaqet e flakëve në banesën e tij.

Wood Flavour

Informacion paraprak

Më datë 12.01.2021, rreth orës  12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.