Dhjetra Banorë të Njësisë Administrative Seneballaj në Rrogozhinë kanë protestuar sot për mungesën e rrugës që lidh lagjet e tyre me qendrën e fshatit dhe aksin kryesor Peqin- Rrogozhinë.
Rruga ekzituese eshtë e pakalushme nga mjetet ndërsa banorët ankohen se për të shkuar në shkollë fëmijëve u duhet të veshin çizme.
Të indinjuar nga mungesa e vëmendjes së pushtetit qendror dhe lokal ata shprehen se kanë 30 vite që politika i mashtron për ndërtimin e rrugës. Ata thonë se mungesa e rrugës është kthyer në problem të madh për ta, pasi në rastet urgjente autoambulanca e ka të pamundur të shkojë për shkak të kushteve të këqija të kësaj rruge ndërsa të sëmurin duhet ta dërgojnë në krah deri në afërsi autostradës.
“Politika për ne nuk ka bërë asgjë. Ja shikoni këtë rrugë dhe e kuptoni. Kjo Njësi Administrative ka 30 vjet që qeveriset nga socialistët por këtë dhe shumë rrugë të tjera këtu në fshat nuk është vënë dorë fare. Fëmijët shkojnë në shkollë me çizme dhe në disa raste nuk shkojnë fare sepse rruga është e pa kalueshme” shprehet një banor.
Një tjetër banor thotë se: Në këtë rrugë mund të kalojë autoambulanca dhe sa herë që ne keni urgjencë të sëmurët i dërgojmë në krah deri në rrugën kryesore. Ky është turp, jetojmë në 2021 dhe ne nuk kemi akoma rrugë”.
“Njësia Administrative Seneballaj është një nga zonat ku është investuar më pak ose fare për ndërtimin e rrugëve, duke na ne banorëve të izoluar nga qyteti”, thotë një tjetër./Kavaja.Net