Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sportistë dhe trajnerë të spikatur të peshëngritjes shqiptare, të cilët me rezultatet e shkëlqyera, punën cilësore dhe kontributet e tyre profesionale kanë lënë gjurmë në historinë e sportit shqiptar.
Kreu i Shtetit, i akordoi Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” profesorFerid Berberi, “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe rezultatet e larta në sportin e peshëngritjes, si rekordmen dhe kampion. Për profesionalizmin e tij në përgatitjen shkencore e profesionale të peshëngritësve elitarë, të cilët kanë arritur suksese në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ngritur lart Flamurin Kombëtar, në gara të nivelit botëror, evropian dhe ballkanik”.
Me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti Meta çmoi zotin Hysen Cenaj, zotin Muharrem Berisha, zotin Myslym Myslymidhe zotin Leonard Toska me motivacionin:“Në vlerësim të kontributeve të spikatura si peshëngritës me rezultate të shkëlqyera në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare dhe si trajnerë në përgatitjen profesionale të sportistëve cilësorë dhe elitarë”.
Në fjalën e Tij drejtuar peshëngritësve kampionë dhe rekordmenë, trajnerëve të përkushtuar dhe familjarëve të pranishëm në ceremoni, Kreu i Shtetit u shpreh:
“Peshëngritja meriton nderime të veçanta sepse ka qenë dhe është një nga sportet më konkurruese të Shqipërisë.
Jam i lumtur të vlerësoj pesë sportistë e trajnerë, të cilët e kanë ngritur flamurin e Shqipërisë dhe e kanë përfaqësuar vendin me dinjitet, në kushte shumë të vështira, dukehapur rrugën edhe për shumë yje të tjerë më pas, të cilët u bënë të njohur jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel europian dhebotëror.
Është kënaqësi të nderoj profesor Ferid Berberin, një sportist, rekordmen dhe trajner i jashtëzakonshëm i peshëngritjes të “Dinamo”-s dhe Ekipeve tona Kombëtare.
Në veçanti do theksoja rolin e rëndësishëm të tij si edukator e formues i peshëngritësve tërinj, dhe i vendosjes së tyre në rrugën e duhur për të shkëlqyer në nivelet më të lartakombëtare dhe ndërkombëtare.
Kur kemi parasysh emra të tillë si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha, Adrian Kokonozi, Edmond Sina, Astrit Dalipi, e shumë e shumë të tjerë, padyshim, që në themelet e shkëlqimit të tyre,është puna e tij plot pasion, por edhe metodat bashkëkohore e shkencore, që ai sillte vazhdimisht në sportin e peshëngritjes.
Ne i shprehim sot një mirënjohje të thellë për gjithë punën dhe kontributin e dhënë si sportist, trajner e edukator i jashtëzakonshëm, duke nderuar flamurin kuqezi në Ballkaniada,Kampionate Europiane dhe Botërore.
Hysen Cenaj, ka përfaqësuar gjithmonë me dinjitet sportin e peshëngritjes, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por për gjithë Shqipërinë. Ka arritur rezultate të larta në veprimtaritë sportive brenda e jashtë vendit, duke spikatur me shpirtin e tij të garës, me gati 100 rekorde kombëtare e medalje ndërkombëtare, veçanërisht me 5 vende nderi në KampionatetEuropiane.
Gjithnjë ka qenë një sportist model, por edhe një trajner dhe një specialist i shkëlqyer në sportin e peshëngritjes.
Muharrem Berisha, padyshim ka qenë një nga peshëngritësit më të talentuar, që ka njohur vendi. Kampion, me rreth 100 rekorde me ekipin e ‘Dinamo’-s dhe Ekipin Kombëtar, i spikatur me kontributin e dhënë edhe si drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.
Leonard Toska, meriton mirënjohje të jashtëzakonshme, sepse ai është një trajner i rezultateve shumë të larta dhe një promovues i jashtëzakonshëm i peshëngritjes, duke treguar se pasioni, këmbëngulja, vullneti, mund të të bëjnë të njohur, jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe në nivel ndërkombëtar.
Karriera e tij është e mbushur me shumë tituj dhe trofe ndërkombëtarë dhe Shtërmeni i tij,mund të themi pa e tepruar, është një ndër fidanishtet më cilësore të peshëngritësve shqiptarë.
Myslim Myslymi ka qenë një peshëngritës me rezultate shumë të larta të skuadrave ‘Flamurtari’ dhe ‘Partizani’, por edhe të Ekipit Kombëtar. Kampion dhe rekordmen, fitues i vendit të parë në shumë kampionate. 5 herë ka thyer rekordet kombëtare, fitues i medaljeve të arta në spartakiada kombëtare dhe po kështu me rezultate të larta në aktivitete ndërkombëtare, siç është kampionati ‘Ballkanik’ i vitit 1987.
Këta sportistë edhe trajnerë, pavarësisht nga profilet e ndryshme, janë një shembull frymëzimi për të gjithë peshëngritësit e rinj dhe peshëngritëset e reja.
Është momenti për ta rivlerësuar këtë sportdhe për t’i nderuar të gjithë ata, që kanë kontribuar, që Shqipëria gjithmonë të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze nëpeshëngritje.
Ky sport ka shumë sfida përpara, që kërkojnë që komuniteti i peshëngritjes të jetë sa më i bashkuar, të udhëhiqet nga një dialog i hapur e profesional, nga gara të ndershme dhe njëkohësisht të synojë rezultate akoma më të larta.
Ju falënderoj shumë për gjithçka keni bërë për arritjet e peshëngritjes tonë, si dhe për atopërpjekje të palodhura, që bëni, që fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë të vazhdojnë të merren me këtë sport.
Institucionet shtetërore duhet ta mbështesin më tepër peshëngritjen, që të mos i humbasë ato tradita të shkëlqyera, që ka pasur falë punës suaj.
Sot është edhe një moment për të shprehur nderimin tonë, edhe për profesor Gudar Beqiraj, për profesor Haki Agalliun, profesor Femi Telegrafin, dhe për shumë të tjerë.
I kemi dhënë botës shumë kampionë. Por jemi të vendosur, që ta mbështesim shumë peshëngritjen dhe t’ia japim kampionë, që të ngrenë lart Flamurin Kombëtar.”