Veliaj thirrje fermerëve në Kavajë: Aplikoni për projekte, merrni kartën e naftës, mundësi për investim dhe rritje të aktivitetit tuaj


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në një biznes në Kavajë për prodhimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij, nga ku iu bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për projekte të AZHBR-së dhe kartën e naftës.

Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere tashmë mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre. “Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë; gjysma e asaj që paguhej për naftë mund të kthehet në investim,” u shpreh Veliaj.

Wood Flavour

Ndërsa, Etjen Xhafaj, i deleguar i Partisë Socialiste për Kavajën tha se rritja e një biznesi sjell benefite indirekte edhe për mijëra familje të tjera fermere, që e lidhin prodhimin e tyre të vogël me to.

Video https://fb.watch/3msJjBkNke/