Vendimi i Apelit, Bardhi i përgjigjet Berishës: Jepi fund përçarjes së demokratëve! Gjykata s’mund të jetë e pavarur kur Zhukri vendos në favorin tënd

 Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vendimin e Apelit sa i përket çështjes së PD.

Në një status në Twitter Bardhi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë dhe përçarjes së demokratëve.

Më tej Bardhi shkruan se Gjykata nuk mund të jetë e pavarur kur gjyqtari Agron Zhukri vendos pro tij.

Statusi: 

REAGIM I GAZMENT BARDHIT PËR ÇËSHTJEN E APELIT

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.