Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi organizoi dje një takim me strukturat e partisë në Kavajë.
Kryemadhi prezantoi Petrit Vasilin si drejtues politik për Kavajë dhe Rrogozhinë, ku kërkoi që programi i LSI të prezantohet me vendosmëri dhe dinjitet dhe duhet të futet në çdo shtëpi.
Ajo sulmoi edhe Kryeministrin Edi Rama duke thënë se gjobat e fundit nuk do ta ndalin atë për të takuar shqiptarët për t’i bindur të votojnë LSI në zgjedhjet e 25 Prillit.
“As plumbi nuk më ndalon dot. Edhe sikur Enver Hoxha të ngritet nga varri” LSI do të shpalosë programin e saj”, tha Kryemadhi si përgjigje nga Kryeministrit për gjobat e Policisë ndaj Aktiviteteve Politike të LSI.
Kavaja.Net