Është ndarë sot nga jeta si pasojë e Covid19 Kryetari i Këshillit të Bashkisë Kavajë z. Ramazan Cara.
Cara ka rezultuar i infektuar me virusin sars cov2 që prej datës 1 shkurt ndërsa së fundi ai ishte shtruar për mjekim të specializuar në Spital.
Ramzan Cara humbi betejën me virusin në moshën 57 vjeçare në nje spital Privat, Spitali Amerikan.
Fillimit Ai u trajtuan në banesën e tij në Kavajë por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua tek Spitali infektiv e më pas prej tri ditësh Ai u shtrua tek Spitali Amerikan ku ndërroi jetë.