Grida Duma publikon Foto- Albumin nga takimet në Kavajë.
Mesazhi i Grida Duma në Facebook:
“Takim entuziast me qytetarë dhe demokratë të Kavajës.
Është e admirueshme se si njerëzit i njohin dhe i analizojnë të vërtetat e realitetit.
Sa më shumë dëgjon nga ta kupton sa shumë duhet bërë dhe sa shumë mundësi ka të bëhen gjërat.
Ky vend ka vuajtur më shumë se të gjitha vullnetin për të bërë gjërat mirë.
Do të bëjmë shumë, nga çlirimi i ekonomisë me taksën e sheshtë 9%, tek mbështetja e studentëve nga familjet me të ardhura më pak se 64 mijë; dyfishimi i ndihmës ekonomike, mbështetja për të porsalindurit me 3 mijë lekë në muaj; rritja e pagave për mjekët e infermierët, rritja e pagës minimale dhe ulja e kontributit në 18%, subvencioni 100 mln euro në vit për bujqësinë që do të shpërndahet tek çdo fermer jo në dy duar….
Kemi shumë për të bërë se kemi vullnetin për të bërë!
Më 25 Prill Shqipëria Fiton!
Kavaja Fiton!”