Pas diskutimeve të shumta mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që kjo e fundit të sjellë emrat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në diskutimet mes kreut të grupit të partisë Socialiste Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita. Sipas Alibeajt, këtë të drejtë ua jep Kushtetuta dhe jo mazhoranca ndërsa Balla theksoi se opozita të konsultojë emrat dhe t’i sjellë për diskutim.
Enkelejd Alibeaj: Propozimin na e jep Kushtetuta, nuk na e jepni ju. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës. Jeni dakord me dokumentin që u kemi dhënë, kaq e thjeshtë është.
Taulant Balla: E zgjidhëm, ramë dakord. Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju. Deri në raundin e tretë i keni ju, bëjeni si ta doni ju. Mos harroni, nëse doni të konsultoni ndonjë emër na thoni se kur. Atëherë ramë dakord. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë në raundin e katërt e përcakton Kushtetutën.
Enkelejd Alibeaj E di që po flet si kryetar Kuvendi por bëje kur të bëhesh. Ok, u vendos