Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për ndryshim të masës së sigurisë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtares Hoxha, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Në kërkesën e saj, gjyqtarja e Krujës kërkonte lirinë, duke argumentuar se “Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar.
Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”. Gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.