Lulzim Basha vizitë në Kavajë, premton ndryshim më 25 Prill!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot pasdite takime me përfaqësues biznesesh dhe qytetarë të Kavajës, ku dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e tyre.
Kryedemokrati e konsideroi largimin masiv të të rinjve një “katastrofë kombëtare” dhe një nga sfidat më të mëdha për të zgjidhur.

Basha tha se Shqipëria është e shqiptarëve jo e një grushti horrash, duke paralajmëruar se: “Kush guxon t’i kërcënojë shqiptarët për votën, do ta pësojë më zi se ç’ja punon mendja sot!”
Basha u shpreh se do të investojmë që “ekonomia të fillojë, të punojë në mënyrë që të rritet fuqia blerëse e njerëzve, t’i rikthehen normalitetit, t’i rikthehen mundësisë për të fituar gëzime dhe në veçanti do të jetë në vëmendje biznesi dhe sipërmarrja e grave. Shqipëria mund të ndryshojë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ne do ta sjellim ndryshimin! ✌️🇦🇱”