Basha viziton Myftininë e Kavajës, Besnik Leçini: Biseduam për legalizimin e objekteve të kultit dhe rishikimin e fondit për komunitetet fetare

Mesazhi i Myftiut Besnik Leçini:

Në kuadër të vizitës në qytetin e Kavajës kryetari i opozitës z.Basha zhvilloi një vizitë në myftinë e rrethit Kavajë. Në këtë takim e njohëm z.Basha për historikun e xhamisë Kubelije dhe aktivitetin fetar në myftini. Me interes ishte bashkëbisedimi për pronat e komuniteteve fetare, finalizimi i legalizimit të objekteve të kultit dhe rishikimi i fondit që shteti i jep komuniteteve fetare. Z.Basha shprehu mirënjohjen për rolin që luajnë klerikët në edukimin e njerëzve dhe ndihmesën që u japin njerëzve sidomos në kohën e pandemisë.