“Sa i bie 76+8, se mos bëj gabime në matematikë”/ Agron Duka shkakton të qeshura në komisionin për zgjedhjen e presidentit


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka duke folur në komisionin për zgjedhjen e presidentit të ri vendit ka shkaktuar të qeshura kur ka tentuar të mbledhë shumën e  84 votave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Sipas Dukës kaq vota i bën edhe ai vetë si person politik ndërsa shtoi me batutë se “a keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsesual.”

Agron Duka: Njerëzit po mendojnë se kaq e vështirë qenka kjo punë, kur procesi është kaq i qartë, në tre raundet e para sillni një propozim, ndoshta ne nuk e votojmë. Po a kemi zgjidhje tjetër ne. Po të ishte që në fillim që mazhoranca të thoshte që sillni kandidaturat dhe kandidaturat tuaja do gjykojmë. Ne nuk kemi asgjë në dorë vetëm këtë debatin publik aq sa njerëzit po mendojnë sa problem i madh qenka ky. Ne do mundohemi të gjejmë nja 20 firma dhe tua sjellim. Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë. Nëse nuk pranonjnë një nga kandidaturat tona del ajo që është provuar se këta do të vendosin të vetin. Ju thoni se bëni 84 vota, po 84 i bëj edhe unë, a keni 76 ju andej, sa i bie 76 se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. 84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsesual.