Vizita e Bashës në Kavajë, policia nis procedimin për 24 persona

Policia ka proceduar penalisht 24 persona që ishin pjesëmarrës në vizitën e Lulzim Bashës në Kavajë Dy ditë më parë.

Procedimi ka nisur për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia në raegimin e saj nuk e përmendi Partinë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha, por kujtoi se deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u prit dje në Kavajë nga shumë persona ku ai iu bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave. 

Megjithatë Basha e vazhdoi takimin në qendër të qytetit dhe bëri vizita të tjera duke takuar biznese dhe qytetarë të thjeshtë.