Petrit Vasili në Kavajë: Qytetarët e kanë marrë vendimi për 25 prill

Kandidati për deputet për LSI në qytetin e Kavajës, njëherazi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit dhe fshatrave përreth. 

Përmes një statusi në rrjete sociale, Vasili ka përçuar entuziazmin që ka gjetur në Kavajë, duke shtuar se qytetarët e Kavajës e kanë marrë vendimin të përzënë Edi Ramën.

Më tej, Vasili thekson se 25 prilli dhe vota masive do të realizojë përmbysjen e madhe dhe do t’i kthejë sipas tij, kavajasit zotër të plotë të tokës dhe pasurive të tyre. 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Jam pa fjale perballe entuziazmit te pandalshem te Kavajes, Syneit, Helmasit, Qerretit, qe e kane marre vendimin e tyre per ta përzëne Edi Ramen dhe rilindjen. Mashtrimi dhe babezia e Rilindjes i varferoi dhe i largoi nga vendi qytetaret megjithse Kavaja ka pasuri pa fund. 25 prilli dhe vota masive shporr rilindjen dhe realizon permbysjen e madhe, qe i ben kavajasit zoter te plote te tokes dhe pasurive te tyre.