Sulmet e Ramës ndaj SPAK/ Tabaku: Ndodh sa herë që ka një problem, ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ngriti shqetësimin pas sulmeve të kryeministrit Rama ndaj SPAK, të bëra në Asamblenë e PS.

Ajo tha se “pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur”.

“Këtu kam disa fjali për të thënë për sulmet politike ndaj SPAK kohët e fundit.
Fatkeqësisht pushteti kur nuk të kontrollon dot të sulmon. Ndodh që sa herë që ka një problem sulmohet, sulmohet kur duket që po shkohet në drejtimin e duhur e unë kam përshtypjen që ndoshta hetimet po shkojnë në drejtimin e duhur.

Ndoshta disa nga institucionet po e bëjnë punën mirë për këtë arsye janë rritur e sulmet politike.

Zoti Manja dua të ngre shqetësimin si deputete e këtij parlamenti, një nga prioritetet e elementet kyc që përmendet në progres raportin është ndarja e politikës nga vendimmarrja e gjyqësorit, mos ndërhyrje në vendimmarrje, mos ndërhyrje në rastin e hetimeve ndaj korrupsionit”, u shpreh Tabaku.

FJALA E JORIDA TABAKUT

Fatkeqsisht pushteti kur nuk kontrollon të sulmon. Kur ka problem, sulmohen kur hetimet shkojnë në drejtimin e duhur.” Një nga prioiritet është nevoja e ndarjes së politikës ndaj vendimarrjes së vendime gjyqësore. Nevoja për mosndërhyrje e politës në cështjet e korrupsionit. Ndaj strukturat që janë anti-korrupsion si SPAK, të luftojnë nivelet më të larta. Edhe pse dëshira juaj, referuar Ulsi Manjes, ishte të sulmohen krahu tjetër por duhet ti lëmë gjykatat të japin vendime të drejta që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Së dyti, hetimi i krimeve zgjedhore, duke iu referuar deklarime të z. Cela, janë 12 cështje që kanë shkuar në SPAK. Dy dosjet që janë përmendur në kritere dosja 184 dhe 339 duhet të jetë prioritet. Fatkeqsisht për to janë zhvilluar mbi 40 seanca që shpesh janë shndërruar si ping-pong ndërmjet gjykatave.

Së treti, fatkeqsisht Shqipëria u rikonfirmua në listen gri të pastrimit të parave, ku referuar raportit të FATF 18% pasurive në Shqipëri vijnë kanë burim drogën, 16% nga paratë kanë burim korrupsion. Këto të dhëna janë nga institucioni ndërkombëtar të cilën Shqipëria ka detyrim.