Balla pyetje SPAK-ut: Pse nuk hetoni Gërdecin dhe 21 janarin?


Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i është drejtuar SPAK-ut se përse nuk po heton 21 janarin dhe korrupsionin në Gërdec, përveç tragjedisë që shkaktoi humbjen e jetëve njerëzore.

 Gjithashtu Balla ka drejtuar pyetje ndaj SPAK-ut nëse ka nisur procedim penal ndaj ish-kryeministrit Berisha i shpallur nongrata nga SHBA-të.

Diskutimet në Këshillin e Integrimit

Taulant Balla: Pyetja ime për SPAK është pse Prokuroria e Posaccme nuk heton 21 janarin, pse SPAK nuk bën transparencë se çfarë po ndodh me korrupsionin në Gërdec, vrasja është një gjë tjetër, korrupsioni që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit është një gjë shumë më e madhe, në kuptimin e pazbulueshmërisë të kulturës së mosndëshkimit. E treta, çfarë opinioni ka prokuroria shqiptare për nongratën.

Jorida Tabaku: Po dalim jashtë teme

Taulant Balla: Po ta mbaroj se lidhet me pikën tre. SHBA kanë përcaktuar publikisht Berishën, ish-president i Shqipërisë, ish-kryeministër për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Jorida Tabaku: Z. Balla mbaroje, por të fokusohemi te procesi i integrimit

Taulant Balla: Ka të bëjë me procesin e integrimit edhe kjo

Jorida Tabaku: Se filloj edhe unë me nongratat e tjerë

Taulant Balla: Ruani qetësinë. Shqipëria si një vend që cilësohet partner strategjik duhet ta marrin seriozisht dokumentacionin e SHBA-ve. A ka regjistruar ndonjë procedim penal për këtë? A keni dorëzuar ndonjë letër-porosi në SHBA për këtë?