Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka përshëndetur procesin e vaksinimit të mësuesve në qytet. Përmes një mesazhi në Facebook, Krali thotë se vaksinën anti Covid19 do e përfitojnë të gjithë mësuesit ndërsa do të vazhdohen të respektohen masat kufizuese.
Mesazhi i Redjan Krali:
“Shqipëria Buzëqesh ❤️
Vazhdon Fushata e Vaksinimit anti-Covid19 për të gjithë mësuesit e Bashkisë Kavajë 💉
Në mënyrë të organizuar për të shmangur grumbullime masive në respekt të protokolleve të sigurisë dhe mbi te gjitha asistuar me profesionalizëm nga stafet mjeksore të specializuara!
Vaksina është një tjetër dëshmi e Qeverisë Shqiptare që #ThotëAtëQëBënDheBënAtëQëThotë👏🏻
Rikthejmë shpresën me buzeqeshje 🙏
Bashkë ia dalim!”