Policia e Kavajës informon se një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Qerret.
Sipas policisë, një shofer 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor një 65-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 06:30 minuta, në rrugen dytësore Kavajë – Mali i Robit, përballë shkollës Qerret, mjeti tip Audi me targë AA012 GP i drejtuar nga shtetasi Sulejman Xhama i ditëlindjes 29.05.1985 i pajisur me Leje Drejtimi klasi CE ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Luan Xhavit Veliu, 65 vjeç banues në Kavajë.
Shtetasi Veliu po lëvizte në të njëjtin drejtim me të dhe në momentin e përplasjes po tentonte të kthehej majtas për në degëzimin e rrugës për në fshatin Qerret.
Po kryhen veprimet proceduriale në lidhje me këtë aksident të ndodhur.
Shënim: Foto arkiv