Kavajë, Organizohet Trofeu “26 Marsi” në çiklizëm, Krali: Vazhdojmë tradinën e një qyteti sportdashës

Mesazhi i Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Redjan Krali:

Për 30-vite me rrallë, në Kavajë organizohet Trofeu 26-marsi 🏆

Me përkujdesjen e Bashkisë Kavajë, Klubit Shumësportesh “Besa” dhe me bashkëpunimin e vyer të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, në garën e këtij viti morën pjesë plot 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria dhe ekipi i çiklizmit nga Bitola e Maqedonisë së Veriut 👏🏻

Emocion i veçantë për mua të jepja Startin e kësaj gare plot energji dhe adrenalinë mes pjesëmarrësëve 🙏

Kavajë – Lushnje – Kavajë ishte Itinerari i përcaktuar 🚴‍♂️🚴‍♀️

Ngritëm bashkë 🏆 për fituesin me shijen e mirë që tradita sportdashëse vazhdon të trashëgohet plot krenari në Kavajën tonë!