Kavajë/ Policia Bashkiake heq tabelat me reklama të vendosura pa leje në shtylla dhe paralajmëron bizneset

Kavajë/ Policia Bashkiake ka zhvilluar dje një aksion për heqjen e tabelave me reklama të vendosura pa leje në shtylla ndërsa i ka paralajmëruar se do ti gjobisë ato që shkelin ligjin.

👉Në prag të këtij sezoni turistik shërbimet e Policisë Bashkiake ndërmorën aksionin për të bërë të mundur lirimin e hapësirave publike si dhe lirimin e shtyllave të ndriçimit nga tabelat reklamuese të bizneseve pa leje përkatëse. 

Tabelat e vendosura në mënyrë abuzive nga këto subjekte u bënin pengesë për pamjen vizuale ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët lëviznin në këto segmente rrugore.

📢 Njoftojmë subjektet që ende i kanë të vendosura tabelat me reklamat e biznesit të tyre t’i heqin ato. 

Aksioni do të vazhdojë dhe për cdo subjekt që do rivendosin përsëri këto reklama do të merren masa administrative me gjobë.

#PoliciaBashkiakeNëDetyrë👮‍♀️👮🏻‍♂️

#JoAbuzimitTëhapësirave ❌

#AksioniVazhdon