Abdyl Merkja “Berberi” nga Kavaja që synon të zgjidhet deputet në Qarkun e Tiranës!

 

Abdyl Merkja është një nga dhjetrat kandidatët të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ajo që e bën të veçantë kandidimin e tij është profesioni.

 Prej disa vitesh ai punon si berber në Kavajë duke ju shërbyer të gjithë klientëve, pa asnjë dallim, e sidomos politik.

Në dyqanin e tij, ai ka dëgjuar dhe dëgjon problemet dhe hallet që kanë njerzit e thjeshtë, larg zhurmës dhe rrëmujës politike. Kjo mund të jetë arsyeja që e ka bindur “berberin” Merkja të pranojë të kandidojë për deputet në qarkun e Tiranës për partinë Bindja Demokratike.

Wood Flavour

Pavarsisht profesionit te tij, ai është i diplomuar si jurist në Universitetin Europian të  Tiranës. Kontributi i tij do jetë i vlefshëm, duke ndërthurur problematikat që kanë njerëzit me njohuritë e tij në fushën juridike. Ai është Nr i 27 në listë e saj, por si ka thënë Kryetari i Bindjes Demokratike, kavajasi Astrit Patozi, mandatin do ta marrë Ai që ka siguruar më shumë vota.

Abdyl Merkja kërkon mbështetje nga bashkëqytetarët e tij pasi kush me mire se një djalë Kavaje mund të njohi më mirë problemet dhe hallet e tyre.

 Slogani i tij është “Jepi vlerë votës tënde! Voto Abdyl Merkja!” Voto Partine nr 4 Bindja Demokratike , nr 27 Abdyl Merkja