Bashën e presin me drekë në Korçë: Po shkoj direkt tek preferenca ime, lakrori i famshëm, të preferuar kam me qepë e domate


Kreu i PD, Lulzim Basha është pritur me një drekë tradicionale në familjen e mjekut Maqo Andoni në Korçë.

Basha pas fjalëve për situatën aktuale, programin e PD, shqetësimet e qytetarëve dhe 25 prillin është ulur për të ngrënë drekë.

Ai menjëherë ka shkuar tek lakrori të cilin e quan dhe preferencën e tij. Madje ai zbulon se i pëlqen me qepë e domate.

I zoti i shtëpisë e ka pyetur Bashën nëse do ndonjë copë lakror me vete, dhe ai ka pranuar se nuk do të thoshte jo.

Në fund Bash aka ngritur një dolli me verë duke uruar fitoren më 25 prill.

‘’Meqë s’kemi ceremoni, po shkoj direct tek preference ime që është lakrori i famshëm. Me domate e qepë i preferuari im. Traditë së cilës mundohem mos t’i iki edhe kur jam në kalim e sipër. Po pate mundësi një lakror.

Do dhe ndonjë copë me vete.

Nuk do them jo. Gëzuar dhe për fitoren e Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Gëzuar. ‘’- tha Basha.