“O nderi i Shqipërisë, të dhëntë Zoti jetë”, Rama takon të moshuarit në qendrën e vaksinimit në Rrogozhinë

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot një vizitë në qendrën e vaksinimit në Rrogozhinë, ku të moshuarit po bëjnë vaksinën kinezë ‘Coronavac’.

Kreu i qeverisë teksa ka përshëndetur të moshuarit, këta të fundit nuk i kanë kursyer lëvdatat për të, ndërsa Rama i ka uruar atyre shëndet me vaksinën.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Rama: Si jeni? Në rregull?
I moshuari: Nuk ka ku të shkojë më mirë!
Rama: Me shëndet!

Një i moshuar: Rrofsh 100 vjeç, për këtë përkujdesje që i bën ti popullit

Rama i drejtohet të moshuarës: Si je? E bone? Ulu, ulu!

E moshuara: O nderi i Shqipërisë! Të shtoftë Zoti jetë. Nuk duam gjë më.

Rama: Ja iku, mbaroi

E moshuara: Të shtoftë Zoti jetën. Po punon për popullin. Të dhëntë Zoti jetë.