Barcelona vazhdon punën për rinonvimin e Lionel Messi. Argjentinasi kërkon siguri nga klubi katalunjas për ndërtimin e një skuadre kompetitive në La Liga dhe Europë, por e sigurt është që “Pleshti” nuk është më I bundur se largimi do të ishte zgjedhja e duhur. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i ka ofruar argjentinasit një kontratë të përjetshme.
Një tjetër lëvizje e presidentit Laporta për t’I treguar futbollistit të gjithë “dashurinë” e klubit. Sigurisht që nuk ka një përgjigje, por duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, Messi është i tunduar nga kjo ide. Gjithsesi, vendimin e tij përfundimtar ai do ta japë vetëm në fund të sezonit./BW